Aktivitet

Takim informues mbi matjet e burimeve ujore që zhvillon Universiteti i Vlorës

Me datë 2 mars, grupi i punës i Universitetit Metropolitan Tirana, i drejtuar nga prof. Betim Çiço, bashkë me kolegët e Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, zhvilluan një takim në kuadrin e projektit mbi monitorimin e burimeve ujore. Gjatë takimit u diskutua mbi parametrat e nevojshme që duhen monitoruar në burimet ujore, pajisjet dhe sensorët që mundësojnë monitorimin në terren, si dhe teknologjitë e nevojshme për shkëmbimin e të dhënave. Dr. Ina Nasto bëri një demonstrin mbi konfigurimin dhe përdorimin e pajisjeve matëse që aktualisht përdor stafi i Universitetit të Vlorës. Në takim morën pjesë prof. Betim Çiço, Dr. Elton Domnori, Dr. Eva Cipi, Dr. Ina Nasto dhe Genti Rustemi.

Pezantimi i projektit eksperimental

Më datë 9 Shkurt 2021 u prezantua një projekt eksperimental që Qendra Kërkimore pranë Fakultetit te Shkencave Kompjuterike dhe IT po zhvillon në kuadrin e projektit SMART4ALL ku Universiteti Metropolitan Tirana është partner. Projekti eksperimental, i drejtuar nga prof. Betim Çiço, synon zhvillim e një sistemi monitorimi për burimet ujore duke matur një serë parametrash fizike, kimik dhe biologjik për të vleresuar cilesinë e ujit. Ky projekt ka si qëllim dixhitalizimin e shërbimeve që mbështesin monitorimin dhe rrjedhimish përmirësimin e cilësisë së ambientit. 

Asembleja e 3të e përgjithshme

Ne datat 16 dhe 17 Dhjetor 2021, u zhvilluar asembleja e tretë e përgjithshme e grupit të punës së projektit Smart4ALL. Gjatë takimit u paraqitën arritjet e deritanishme të projektit si dhe shkalla e përmbushjeve të gurëve kilometrik. Gjithashtu u diskutuar problematikat e hasura gjatë rrugëtimit dhe si dhe mënyrat e tejkalimit të tyre.

Takimi u zhvilluan në ambientet e Universitetit Politektik të Valencia nën drejtimin e prof. Prof. Nikolaos Voros me mbështetjen e stafit vëndas. Në takim morën pjesë përfaqësues nga universitete dhe kompani nga vënde të ndrshme të Evropës, partnere të projektit.

Universiteti Metropolitan Tirana u përfaqësua nga prof. Betim Çiço (gjithashtu koordinator i projektit për institucionin) dhe Dr. Elton Domnori.

Workshop informues mbi përgatitjen e projekteve për të aplikuar në kuadrin e thirrjeve të SMART4All

Me nismën e Qendrës Kërkimore pranë Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT, me datë 8 dhjetor 2021, pranë ambiente të Universitetit Metropol Tirana, u organizua një takim informues mbi aplikimet në thirrjet për financim në kuadrin e projektit SMART4ALL. Projekti Smart4All, ka në fokus edhe mbështetjen e eksperimenteve ndër-kufitare me qëllim transferimin e njohurive (Cross-Domain Technology Transfer Experiments – CTTE) midis akademisë dhe industrisë, në veçanti në fushën e “CustomisedLow-Energy Computing” për të garantuar sigurinë fizike dhe kibernetike, si dhe në “Internet of Things (IoT)”.

Pas fjalës përshëndetëse të Rektorin të Universitetit Metropolitan Tirana, prof. Nikolla Civici dhe Rektorit të Universitetit të Prizrenit Ukshim Hoti, prof. Samedin Krrabaj, prezantuan koordinatori i projektit dhe disa partnerë të projektit Smart4All si: prof. Nikolaos Voros (Universiteti i Peloponesit, Greqi) koordinator i projektit, prof Radova Stojanovic (MECOnet dhe Universiteti i Malit te Zi), prof. Betim Çiço (Universiteti Metropolitan Tirana) dhe Dr. Dhuratë Hyseni (Universiteti i Prizrenit). Krahas informacione mbi qëllimin e financimit dhe modalitetet e aplikimit, u prezantuan edhe tre projekte – eksperimente ne proces nga tre partnere nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Universiteti Metropolitan i Tiranes).

Takimi u organizua në dy modalitet, fizik dhe on-line për të mundësuar një pjesëmarrje të gjerë. Gjatë takimin morën pjesë përfaqësues nga 7 institucione arsimore dhe 9 kompani vendase dhe rajonale, ne total rreth 50 pjesmarres.